Ballina Lifestyle Brad Pitt i dashuruar, shfaqet i pandarë nga Ines de Ramon, në...

Brad Pitt i dashuruar, shfaqet i pandarë nga Ines de Ramon, në Los Angeles

69
0

Brad Pitt është shfaqur në një dalje publike në Los Angeles së bashku me partneren e tij Ines de Ramon, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fotografëve.

Çifti mori pjesë në premierën botërore të Mercedes AMG në Sixth Street Bridge, ku u panë të afërt gjatë gjithë eventit, duke ecur dorë për dore dhe duke shkëmbyer gjeste përzemërsie para kamerave.

Në tapetin e kuq, Pitt u shfaq me stil klasik në kostum ngjyrë bezhë, ndërsa Ines de Ramon tërhoqi vëmendje me një fustan të kuq elegant, duke kompletuar paraqitjen glamuroze të çiftit.

Edhe pse kanë preferuar ta mbajnë lidhjen larg syrit publik, daljet e tyre të përbashkëta vazhdojnë të mbeten në fokus të mediave rozë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në jetën personale të aktorit.