Ballina Kronika “Kam lëvizur me 800 mijë dollarë cash natën në vitin ’99”/ Babai...

“Kam lëvizur me 800 mijë dollarë cash natën në vitin ’99”/ Babai i Ervis Martinajt dëshmon në GJKKO për pasuritë e sekuestruara

87
0

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj, mbretit të bixhozit të zhdukur pa gjurmë prej 4 vitesh, po dëshmon në Gjykatën e Posaçme lidhur me pasuritë e sekuestruara.

Dëshmia

“Visi fillimisht ishte student në Parma të Italisë, rreth vitit 2000-2001. Shkoi me bursë studimesh, studioi ekonomi dy vjet në Itali. Vajzat ishin shkollë në Shqipëri, kur vajzat filluan studimet, Visi u transferua që të rrinte me të motrat, u transferua në Tiranë. Pastaj më vonë u martuan. Banesa u mor, mos gaboj, fundi i 2005.

Visi ka qenë mbi mesataren me studimet. Dëshironte të shkonte shkollë në Itali. I la përgjysëm studimet në Itali dhe erdhi në Tiranë tek të motrat. Derisa shkoi në shkollë ishte shumë punëtor dhe i pëlqente pavarësia, në Itali nuk pati bërë asnjë punë.

Mua më ka kërkuar ndihmë për të blerë shtëpi të përbashkët. Kam blerë dy makina, një dy vajzave, një Visit. Për vajzat kam marrë kredi 12.500 euro, makinë e vogël markë japoneze.

Asnjë lloj shqetësimi nga djali s’kam patur. Kisha çelsat, dora e thatë nuk puthet. Jemi familje tradicionale malësore.

Vazhdoi shkollën për ekonomi edhe pasi erdhi në Shqipëri, provimet nuk i dha, s’e ka marrë diplomën.

Pati hapur vetë, i dyti, emrin s’ja kujtoj, me e kërku emrin mund t’ia gjej, djalë nga Tirana, riparonin lodrat që luanin këta me kuaj.

Mua që më sheh këtu, invalid siç isha, kam qarkulluar tek pullë i vetëm nga Tirana me mbi 800 mijë dollarë cash, karta e telefona në 12 të natës, në periudhën më të vështirë, në ’99, bandat ishin rrugës.

Kam pas një makinë 2400, i çoja në bagazh, në Rubik e Rrëshen, ishin paratë e aktivitetit tim.

UFT ishte institucion privat, Unioni Financiar i Tiranës, aty merrja shumat. As edhe një gërvishtje s’më ka ndodhur, kam luajtur me kokën time, u ndodhin të tjerëve incidente.”