Ballina Kronika Arrestohet drejtori i IMT Himarë, akuzohet për “shpërdorim detyre”

Arrestohet drejtori i IMT Himarë, akuzohet për “shpërdorim detyre”

61
0

Vala e arrestimeve për inspektorët që kanë shpërdoruar detyrën vijoi edhe në Himarë, ku u vu në pranga drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Dorian Hoxha.

Operacioni për arrestimin e Dorian Hoxhës u zhvillua në Palasë dhe drejtori i IMT akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Dorian Hoxha dyshohet se ka lejuar ose nuk ka parandaluar shkelje në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.

Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Dorian Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre.