Ballina Aktualitet Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho thirret në Prokurorinë e Posaçme, momenti kur...

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho thirret në Prokurorinë e Posaçme, momenti kur del nga SPAK

63
0

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i hekurudhave, Ergys Verdho, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku është thirrur në lidhje me çështjen hetimore.

SPAK e kishte thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me dosjen, por nuk jepen detaje të hollësishme nëse u pyet për Hekurudhat apo tenderët e ARRSH-së.

Vetë Verdho pasi doli nga Godina nuk dha prononcim për mediat, teksa u kap momenti i largimit nga institucioni.