Gianluca Di Marzio dhe disa burime mediatike nga Anglia, zbulojnë se Manchester United po planifikon një goditje të dyfishtë për mesfushën.
Michael Carrick ka kërkuar rifreskimin e këtij reparti dhe drejtuesit e United kanë piketuar dy emra.
I pari është mesfushori qendëror i Atalantës, braziliani Ederson, për të cilin Man. United është interesuar edhe më parë.
Duke qenë se kontrata e brazilianit me Atalantën skadon në vitin 2027 dhe palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin, atëherë 26-vjeçari do të shitet këtë verë, për të mos rrezikuar largimin e tij falas, një vit më pas.
Finalizimi i marrëveshjes mund të arrihet për shifrën 40 milionë euro.
Emri dytë është ai i Sandro Tonalit, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Casemiro. Largimi i italianit nga Newcastle nuk do të jetë aspak i lehtë. “Qymyrxhinjtë” kërkojnë rreth 90 milionë euro







