Ballina Kronika Zjarri përfshin repartin e përpunimit të baterive në Elbasan, dyshimet e para

Zjarri përfshin repartin e përpunimit të baterive në Elbasan, dyshimet e para

79
0

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e para të mëngjesit repartin e përpunimit të baterive në Elbasan, duke shkaktuar panik dhe rrezikuar përhapjen e flakëve në objektet pranë zonës industriale.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga materialet e ndodhura brenda repartit. Tym i dendur dhe intensiteti i lartë i zjarrit kanë vështirësuar ndërhyrjen në minutat e para.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat pas disa orësh pune kanë arritur të izolojnë dhe shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në repartet dhe bizneset përreth.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një rrjedhje gazi nga një depozitë brenda repartit. Në operacion u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit.