Ballina Sport Hamilton: Shumë njerëz duan që të largohem

Hamilton: Shumë njerëz duan që të largohem

67
0

Pas një tjetër ndërprerjeje të gjatë, Formula 1 është rikthyer në pistë këtë fundjavë, në Kanada.

Piloti britanik i Ferrari, Lewis Hamilton prezantoi fundjavën në konferencën për shtyp, duke folur për të ardhmen e tij.

“Ende kam një kontratë, gjithçka është 100% e qartë për sa më përket mua. Jam ende i përqendruar, i motivuar dhe e dua atë që bëj me gjithë zemër. Mendoj se do të jem këtu për një kohë të gjatë, më mirë të mësoheni “, tha 7 herë kampioni i botës.

“Shumë njerëz duan që unë të dal në pension, por kjo nuk është aspak në mendjen time.

Tashmë po mendoj për të ardhmen dhe pesë vitet e mia të ardhshme në F1. Do të jem këtu për një kohë të gjatë”, shtoi më tej Hamilton.

Duke folur për garën kanadeze, ai tha: “Shpresoj për një fundjavë më të mirë, mësuam shumë nga gara e fundit. Ekipi ka punuar shumë dhe i falënderoj. Ende mund të nxjerrim shumë nga makina”.

“Mercedes mbetet përpara dhe do të sjellë përditësime të rëndësishme. Pres të jem në nivelin e McLaren dhe Red Bull, të cilët janë përmirësuar. Qëllimi ynë do të jetë të përqendrohemi te vetja dhe të optimizojmë atë që kemi”, tha Hamilton.