Ballina Politika Salianji provokon për Referendumin, demokratët e masakrojnë në Facebook: Do ta kisha...

Salianji provokon për Referendumin, demokratët e masakrojnë në Facebook: Do ta kisha dhënë votën po të kishin dalë flokët që të vuri Rama në burgun politik

66
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka zgjedhur që edhe sot, në mbajtjen e referendumit të Partisë Demorkatike për kryetarin, të provokojë dhe ofendojë demokratët duke publikuar fletë votimi me emrin e kryetarit Sali Berisha dhe me stilolaps ka shkruar emrin e tij.

Teksa tenton të godas procesin, përgjegjin Ervin Salianjit ja kanë kthyer vetë demokratët dhe qytetarët që kanë shpërthyer në komente kundër tij.

Shumë komentues kanë kritikuar ish-deputetin për sulmet që i bënë Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë si një akt të ulët dhe mosmirnjohje ndaj tyre. Thuajse të gjitha komentet,  kritikojnë ish-deputetin për përdorjen që po i bëhet, ndërsa e cilësojnë këtë metodë sjellje si të inspiruar dhe mbështetur nga Edi Rama për interesa të tij.