Ballina Kronika Të kërkuar nga drejtësia italiane, arrestohen në Kavajë dhe Durrës dy të...

Të kërkuar nga drejtësia italiane, arrestohen në Kavajë dhe Durrës dy të dënuar

62
0

Policia e Shtetit arrestoi dy persona të kërkuar nga autoritetet e huaja.

Në Kavajë u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Saimir Dakoli, 48 vjeç, banues në Kavajë.

“Gjykata e Apelit e Venecias/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 4 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike””, njoftoi policia.

Në Durrës, në lagjen nr. 1 u prangos Elton Stafa, alias Elton Zani, alias Seit Stafa, alias Sadik Dervishi, alias Vladi Ymeri, alias Hasan Ymeri, 47 vjeç, banues në Shijak.

“Gjykata e Apelit në Milano/Itali e ka dënuar me 5 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, të parashikuara nga legjislacioni penal Italian”, thuhet në dosje.

Të dy të kërkuarit pritet të ekstradohen drejt Italisë.