Ballina Politika ‘Na duhej stadiumi San Siro!’ mediat italiane, jehonë takimit të Ramës me...

‘Na duhej stadiumi San Siro!’ mediat italiane, jehonë takimit të Ramës me shqiptarët në Milano

24
0

Media italiane i kanë bërë jehonë takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në pallatin e sportit në Busto Arsizio, një lokalitet afër Milanos.

Agjencia prestigjioze italiane e lajmeve ANSA shkruan se mbi 5 mijë persona ishin në tribunat e arenës Busto Arsizio (Varese) e gati 3 mijë persona jashtë pallatit të sportit për të pritur kryeministrin Edi Rama i cili erdhi për të vlerësuar diasporën shqiptare në kuadër të një turni europian dedikuar promovimit të kulturës shqiptare dhe investimeve në tokën e Shqiponjave.

“Na duhej stadiumi San Siro”, tregon në skenë organizatori i eventit, Ylli Ujka, një sipërmarrës. Në Itali erdhi me anije në vitin ’91 në Pulia, e sot jeton në Gallarate (Varese), shkruan sot agjencia e lajmeve ANSA.

Ndër të tjera në shkrim agjencia e lajmeve italiane thotë se Rama mbajti një fjalim të bazuar mbi krenarinë kombëtare pa harruar të kujtojë paragjykimet me të cilën u përballën shqiptarët në fillim por as vlerësimin si qeveritë italiane qëndruan krah popullit shqiptar. E në këtë pikë kujton dhe deklaratën e ish liderin e Lega Nord i cili në kohën e eksodit bëri thirrje për  ‘që shqiptarët të vriteshin në det me pushkët e ushtrisë” ndërsa vite më pas bleu djalit diplomën në Shqipëri.

Fjalimi i kryeministrit ishte I bazuar në krenarinë kombëtare, pa harruar të kujtojë paragjykimet që populli i tij emigrues pati në Itali. “È stato un albanese” (“Ishte shqiptar) e përsërit disa herë, në italisht, për të na kujtuar se si bashkëkombasit e tij janë vënë shpesh në shënjestër të racizmit, madje edhe në media. Rama përmend edhe figurën e Umberto Bossit, i cili “me atë jelek dukej sikur kishte dalë nga filmat komikë dhe vite më pas erdhi në Shqipëri për të blerë diplomën e djalit të tij

Por më pas nënvizon se qeveritë italianë ‘u kujdesën për Shqipërinë si askush tjetër’ ndërsa kryeministres italiane i referohet si ‘mikja jonë’.

Ndërsa mendon për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ai përdor fjalë shumë të qarta: objektivi është “të sigurohet që Evropa më në fund të fillojë të kuptojë se ajo duhet të ribashkohet fillimisht përmes urave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me ritmin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë” shkruan ANSA.