Ballina Sport Manchester United dhe Fenerbahçe në garë të ashpër për Rafael Leaon

Manchester United dhe Fenerbahçe në garë të ashpër për Rafael Leaon

71
0

E ardhmja e Rafael Leaos te Milani duket gjithnjë e më larg “San Siros”.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi portugez konsiderohet në fund të ciklit me kuqezinjtë dhe vera mund të sjellë largimin e tij nga Serie A.

Mediumi italian shkruan se Manchester United është rikthyer fuqishëm në garë për yllin portugez, pasi anglezët e shohin Leaon si një përforcim ideal për repartin ofensiv. “Djajtë e Kuq” kanë nisur kontaktet e para dhe po monitorojnë situatën e lojtarit.

Në anën tjetër, befasia vjen nga Turqia. Fenerbahçe, përmes kandidatit për president Hakan Safi, ka kërkuar informacione për Leaon dhe dëshiron ta sjellë atë në Stamboll. Megjithatë, paga e lartë e portugezit dhe zgjedhjet presidenciale në klub mbeten pengesat kryesore për realizimin e transferimit.

Sipas raportimeve, Leao pritet ta marrë vendimin final pas Kupës së Botës, ndërsa Milani është i gatshëm të dëgjojë oferta për numrin 10 të skuadrës.