Ballina Kronika Kontroll blic në burgun e Fierit, sekuestrohet lëndë narkotike, telefona dhe karikues

Kontroll blic në burgun e Fierit, sekuestrohet lëndë narkotike, telefona dhe karikues

70
0

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll blic në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat operacionale, në ambientet e jashtme pranë Godinës “A” janë gjetur dhe sekuestruar 10 telefona celularë, 10 karikues, disa bidona të dyshuar me përmbajtje alkoolike, si dhe sasi e dyshuar lënde narkotike e ndarë në dy vende të ndryshme.

Në një rast tjetër brenda institucionit, gjatë kontrollit me skaner ndaj një të dënuari, janë konstatuar pesë qese të vogla me lëndë të dyshuar narkotike të fshehura në veshje. Personi është shoqëruar në regjim veçimi dhe janë njoftuar autoritetet përkatëse për ndjekje të mëtejshme procedurale.

Autoritetet kanë hartuar raportet dhe procesverbalet përkatëse, ndërsa materialet i janë përcjellë Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për verifikime të mëtejshme.