Ballina Rajoni Në kërkim pas vrasjes së dy vëllezërve shqiptarë dhe një tjetri, ky...

Në kërkim pas vrasjes së dy vëllezërve shqiptarë dhe një tjetri, ky është autori i krimit në Podgoricë

92
0

Autoritetet në Podgoricë kanë shpallur në kërkim një shtetas nga Rozhaja, Vehid Murić, i dyshuar si autor i vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në një lagje të qytetit.

Sipas policisë, i dyshuari besohet se ka vrarë tre persona gjatë natës në një apartament me qira, ku ai ndodhej së bashku me viktimat, me të cilët punonte në një kantier ndërtimi.

Pas ngjarjes, Murić dyshohet se është larguar nga vendi i krimit dhe është kthyer në qytetin e tij të lindjes, Rozhajë. Aty, sipas hetimeve paraprake, ai ka ushtruar edhe dhunë ndaj nënës së tij në banesën familjare.

Policia ka bërë të ditur se dyshohet për përdorimin e një arme të ftohtë në krim dhe se ngjarja ka ardhur pas mosmarrëveshjeve personale me viktimat.

Aktualisht, po vijon një operacion intensiv për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.