Ballina Kronika Aksident me vdekje i 7-vjeçarit në derën e shkollës, shoqërohet producenti Petri...

Aksident me vdekje i 7-vjeçarit në derën e shkollës, shoqërohet producenti Petri Bozo

100
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari ndodhi mëngjesin e sotëm në Mengël të Elbasanit. Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija është përplasur pranë shkollës ku ai studionte. Shkaktar i aksidentit dyshohet regjisori dhe producenti Petri Bozo, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime. Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje, për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.