Ballina Politika Rama falenderon administratën për pjesmarrjen në 35 vjetorin e PS: Kemi futur...

Rama falenderon administratën për pjesmarrjen në 35 vjetorin e PS: Kemi futur kaq shumë në punë saqë nuk ju zë salla

213
0

I mësuar të gënjejë tashmë  edhe jashtë vendit se brenda i ka dalë boja, Rama ka falenderuar administratën, si socialistët e sotëm, që kanë mbushur PS dhe radhët e saj. Kishte një të drejtë në atë që tha. Jeni aq shumë , saqë nuk ju zë salla. Aq shumë është fryrë administrate saqë socialistët kanë mbetur jashtë dhe ata që po dërgojnë Shqipërinë në Europë e kanë duartrokitur si patronazhistë.

“Shumë falëminderit për këtë mikpritje dhe me keqardhjen që shumë njerëz ishin jashtë, në pamundësi të hynin brenda, sepse salla ishte plotë. Besoj që në këtë përvjetor, janë shumë ata të cilët janë pjesë e kësaj historie, e këtij rrugëtimi, e këtij kremtimi, pavarësisht sesa mund të jenë në një sallë apo përreth një salle. Ky përvjetor për ne është një moment i rëndësishëm, jo thjeshtë për të kujtuar një datë, por për t’u ndalur në një stacion dhe për të vlerësuar të gjithë ata që i dhanë PS aq sa mundën, kudo ku mundën dhe siç edhe doli nga fjalët e tyre këtu, në momente të caktuara, për shumëkënd në këtë sallë, janë tërësisht të paimagjinueshme. Është e paimagjinueshme sot në këtë sallë, që të duash të mblidhesh dhe të mos të të lejojë PS që të mblidhesh”, tha mes të tjerash Rama.