Ballina Politika Drekë në kopshtin luksoz të Ramës/ Ministri Dendias i kujton Himarën: Jam...

Drekë në kopshtin luksoz të Ramës/ Ministri Dendias i kujton Himarën: Jam me origjinë nga atje

84
0

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare ku u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

Disa javë pasi mediat greke raportuan se diplomatët grekë ishin tronditur nga kopshti luksoz në oborrin e kryeministrisë, Dendias shkruan se ai u prit për drekë pikërisht në këtë oaz luksoz nga Edi Rrama.

“Pata kënaqësinë e veçantë të vizitoja kopshtin me estetikë të lartë të rezidencës kryeministrore të Shqipërisë nga Edi Rama, ku më priti për një vakt,” shkruan Dendias.

Në postimin e tij, Dendias thekson se bisedoi me Ramën për çështjen e Himarës dhe të drejtat e minoritetit grek.

“U prita nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës sime në Tiranë. Analizuam situatën e përgjithshme gjeopolitike në rajonin tonë më të gjerë. Pata mundësinë të flas për Himarën, qytetin nga i cili besoj se vij me origjinë, dhe të përsëris qëndrimin tim se pakica etnike greke është një urë miqësie midis dy shteteve dhe dy popujve,” shkruan Dendias.

Kurse për takimin me ministrin shqiptari, ai shkruan: “Pritja zyrtare dhe takimi me homologun tim shqiptar Ermal Nufi në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në Tiranë. Përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare ishin në fokus të takimit. Bashkëpunimi në mbrojtje midis Greqisë dhe Shqipërisë, bazuar në një angazhim ndaj parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave të pakicës etnike greke, është një shtyllë paqeje, sigurie dhe progresi për të gjithë rajonin”.