Ballina Lifestyle Ylli i “Coronation Street” ndahet nga i fejuari i përfolur për rolin...

Ylli i “Coronation Street” ndahet nga i fejuari i përfolur për rolin e James Bond

69
0

Aktorja e serialit të famshëm britanik Coronation Street, Olivia Frances Brown, raportohet se është ndarë nga i fejuari i saj, aktori James Nelson-Joyce, më pak se një vit pasi shpallën fejesën.

Sipas mediave britanike, çifti ka hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotografitë e përbashkëta, duke nxitur spekulime se lidhja ka marrë fund.

Burime pranë tyre kanë bërë të ditur se angazhimet intensive profesionale dhe mungesa e kohës kanë ndikuar në prishjen e raportit.

Olivia Frances Brown u bë e njohur së fundmi me rolin e saj si Jodie Ramsay në Coronation Street, ndërsa James Nelson-Joyce ka marrë vëmendje të madhe pas suksesit në dramën televizive “This City Is Ours”, madje duke u përfolur edhe si kandidat potencial për rolin e ardhshëm të James Bond.

Çifti ishte fejuar në gusht të vitit të kaluar dhe konsideroheshin si një nga çiftet më premtuese të showbiz-it britanik.