Ballina Politika Rama takim me Merz, deklarata e qeverisë gjermane: Integrimi i Ballkanit Perëndimor...

Rama takim me Merz, deklarata e qeverisë gjermane: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, bazuar mbi merita!

64
0

Kryeministri Edi Rama do të ketë një takim me Kancelarin gjerman Friedrich Merz. Referuar kësaj deklarate, mediat pyetën qeverinë gjermane për të saktësuar nëse dhe kur do të zhvillohet ky takim, duke marrë përgjigje se ende nuk është konfirmuar si takim.

“Ju lutem kini parasysh që ne, përgjithësisht e shpallim kalendarin e Kancelarit një javë më parë, gjatë konferencës së qeverisë”, u deklarua në media. Në qendër të diskutimeve diplomatike është propozimi i kancelarit Merz për integrimin gradual të rajonit tonë dhe Ukrainës. Ndërsa Gjermania konfirmon angazhimin e saj të fuqishëm ndaj zgjerimit, ajo ka bërë një ndarje të qartë në qasje. Për Ukrainën propozohet një “korsi më e shpejtë” drejt anëtarësimit, duke përfshirë një model pa të drejtë vetoje dhe pa komisioner.

Për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, Berlini insiston në parimin e meritës dhe plotësimin e rreptë të Kriterit të Kopenhagës, siç konfirmoi qeveria gjermane

“Përgjithësisht, Gjermania është fort e përkushtuar për zgjerimin, çka, sigurisht vlen edhe për Shqipërinë, si dhe për shtetet e terja të Ballkanit Perëndimor. Ne duam që ata t’i bashkohen Bashkimit Europian bazuar në merita dhe kriteret e Kopenhagenit. Tema e zgjerimit është duke u diskutuar mes shteteve anëtarëve të BE dhe mund të jetë në agjendë në Samitin për Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet së shpejti”, përfundoi deklarata e qeverisë gjermane

Plani i ri i Gjermanisë për integrimin po diskutohet aktualisht midis vendeve anëtare të BE-së dhe pritet të jetë një nga temat kryesore të dialogut strategjik në samitin e 5 qershorit BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi.