Ballina Lifestyle Johnny Depp viktimë e vjedhjes, i zhduken mbi 600 mijë euro nga...

Johnny Depp viktimë e vjedhjes, i zhduken mbi 600 mijë euro nga karta e kreditit

91
0

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Johnny Depp, është raportuar si viktimë e një skeme të dyshuar mashtrimi financiar që dyshohet se i ka shkaktuar humbje mbi 600 mijë euro.

Sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë raportime nga The Sun, të dhënat e kartës së tij American Express dyshohet se janë keqpërdorur për një periudhë rreth dy vjeçare, gjatë së cilës janë kryer qindra transaksione pa dijeninë e aktorit.

Hetimet e autoriteteve hungareze kanë çuar në arrestimin e një 27-vjeçari me origjinë jordaneze në Budapest, i dyshuar si personi që qëndron pas skemës. Sipas raportimeve, gjatë periudhës janar 2024 – dhjetor 2025 janë regjistruar rreth 308 transaksione të dyshimta, kryesisht për blerje online dhe shërbime luksoze.

Autoritetet dyshojnë se të dhënat e kartës janë siguruar përmes mënyrave ende të paqarta, ndërsa një bankë amerikane ka sinjalizuar fillimisht aktivitetin e pazakontë, duke çuar në nisjen e hetimeve ndërkombëtare në bashkëpunim me FBI-në në Hungari.

Gjatë një operacioni policor në një apartament në Budapest, janë sekuestruar pajisje elektronike dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me aktivitetin e mashtrimit. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse persona të tjerë janë të përfshirë.

Johnny Depp nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike lidhur me rastin.