Ballina Aktualitet Idajet dhe Florind Ismailaj rrahin ortakun Sokol Agalliu! Konflikti për Manastiri Resort,...

Idajet dhe Florind Ismailaj rrahin ortakun Sokol Agalliu! Konflikti për Manastiri Resort, ‘pika e voçkël’ e Kumbaros

90
0

Nga Elton Qyno 

Idajet Ismailaj dhe Florid Ismailaj, dy biznesmenët e njohur të kompanisë “Albstar” dhe “Arena Center”, kanë goditur ortakun tjetër të kompanisë, Sokol Agalliu. Ngjarja ka ndodhur në mbledhjen e Bordit Drejtues të kompanisë “Finman shpk”.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se mes aksionerëve ka lindur një debat që më pas ka vijuar me përplasje fizike, ku babë e bir kanë rrahur aksionerin tjetër të kompanisë, Sokol Agalliu.

Sherri mësohet se ka ndodhur për vjedhjen e 500 milion lekë të vjetra nga arka e kompanisë dhe tjetërsimin e 750 m2 tokë tek “Manastiri Resort”, një projekt i ndërtuar mbi zonën e mbrojtur të Butrintit. Kujtojmw se qeveria zvogëloi sipërfaqen e zonës së mbrojtur për të nxjerrë tokën ku do ndërtohej resorti me beton masiv, i cili e ka shndërruar një nga perlat më të bukura të bregdetit shqiptar në një geto masive betoni.

Ky resort u bë i famshëm nga shprehja lapidar e ish ministres së turizmit Mirela Kumbaro në Kuvend, e cila e quajti atë një pikë e voçkël për të minimizuar impaktin shkatërrues mjedisor në zonën e mbrojtur.

Leja që ka dhënë ish-ministrja, Mirela Kumbaro, për ndërtimin e “Resort Manastirit” nga kompania “AlbStar” e Idajet Ismailajt, brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit është një ndër vendimet më të diskutuara.

Plazhi i Manastirit, “pika e voçkël e Kumbaros” u shndërrua në masiv betoni e vilash

Me një vendim të beftë, në vitin 2021 Kumbaro dha shumë lehtë firmën që gjiri i Manastirit, në hyrje të zonës së Ksamilit, të hiqej nga zona e mbrojtur, ku më pas Këshilli Kombëtar i Territorit dha lejen për resort.

Projekti u kundërshtua me forcë në atë kohë, teksa vetë Kumbaro në një interpelancë në Kuvend tha se “projekti është një pikë e voçkël”. Por, “pika e Kumbaros” sa vjen dhe zgjerohet dhe zmadhohet.

Sipas dokumenteve të KKTU, të miratuara në vitin 2024, në harta duket mjaft qartë se “pika” është shumëfishuar, çka ka sjellë që i gjithë ai investim në pronë publike të jetë shumë i diskutuar. Po sipas dokumentave, projekti është zgjeruar disa herë, duke e bërë “pikën e vogël” të Kumbaros në një resort gjigant.

Në 26 Janar të vitit 2022, Këshilli i Ministave miratoi vendimin për të zvogëluar me rreth 800 hektarë Parkun e Butrintit. Në këtë hapësirë të shkëputur nga Parku përfshihet edhe territori ku u vendos të ndërtohej investimi strategjik “Manastiri Resort”.

Për zbatimin e këtij projekti, u krijua shoqëria “Manastiri Resort”, i përbërë nga bashkimi i “Finman” shpk, një kompani në pronësi të Sadik e Idajet Ismailaj dhe “Andi” shpk, në pronësi të Andi Gjiknurit.

Shoqëria “Manastiri Resort” u krijua me një marrëveshje që mban datën 16 nëntor 2021, pra vetëm dy javë para se Komiteti i Investimeve Strategjike të miratonte statusin e “investitorit strategjik” për këtë projekt.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave, 26 janar 2022, për zvogëlimin me 800 ha të Parkut të Butrintit.

ImageImage