Një qytetar i cili nuk ka paguar detyrimet tatimore prej dhjetorit të vitit 2024, i janë sekuestruar 8 automjete luksoze.
Vlera e detyrimeve të papaguara është 6.4 milionë euro. Si rrjedhojë, Drejtoria e Tatimeve i ka sekuestruar makina si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW, thuhet në njoftimin zyrtar.
Administrata Tatimore rikujton se masat shtrënguese do të vijojnë ndaj të gjithë tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që krijojnë detyrime të reja tatimore pas datës 31.12.2024.







