Detaje të reja janë zbardhur lidhur me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Mediat kanë zbardhur agjendën e plotë të Kuvendit Kombëtar të PD si edhe sloganin.
Slogani është: “Ripërtëritje”. Sipas agjendës, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të nisë të shtunën më 30 maj në orën 10:00.
Gjatë takimit do të marrin fjalën disa deputetë demokratë mes të cilëve edhe kreu i PD, Sali Berisha. Gjithashtu në Kuvend do të votohen disa ndryshime në statutin e PD-së.
Agjenda e plotë:
Fillon: ora 10.00
Fjala hapëse-Erisa Bajaziti
Erisa Bajaziti Fton delegatët të votojnë për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin teknik
Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit: Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja
Sekretariati teknik: Adriana Kalaja, Ledio Nuraj, Marash Logu
Bajaziti fton Kuvendin t’i votojë
Hidhen në votim
Kuvendi i miraton me ngritje dore
(Kuvendi deklarohet legalisht i hapur)
I jepet fjala Ivi Kasos, kreu i Komisionit të Drejtimit të Kuvendit
Moderatori fton të ndiqet dokumentari (10-15 min)
Merrr fjalën Ivi Kaso
Moderatori u jep fjalen të ftuarve ndërkombëtarë prezent dhe me video
Merr fjalën Ivi Kaso
Moderatori fton Sali Berishën për fjalimin
Merr fjalën Ivi Kaso: Ratifikon vendimin e KK të 5 mars 2024.
Merr fjalën Floriana Garo: lexon dhe hedh në votim ratifikimin e Rezolutës
Miratohet Rezoluta
Merr fjalën Ivi Kaso i cili fton Gaz Bardhin për të paraqitur ndryshimet statutore
Merr fjalën Gazmend Bardhi
Merr fjalën Ivi Kaso i cili hedh në votime ndryshimet statutore
Miratohen
Mer fjalën Ivi Kaso i cili lajmëron modalitetet e procesit të votimit dhe miraton Komisionin qendror dhe Komisionin e votimit
Miratohen Komisonet me ngritje dore
Ftohet Grigels Muçollari i cili prezanton platformën për modernizimin dhe digjitalizimin
Moderatori fton Nikola Kedhin për platformën e Diasporës
Merr fjalën Ivi Kaso i cili deklaron procesin e votimit në holl dhe celjes së fazës së diskutimeve (fjalimeve)
Fjalimet
Në mbyllje merr fjalën Ivi Kaso







