Ballina Sport Opta publikon favoritët e Botërorit 2026, Spanja në krye të listës

Opta publikon favoritët e Botërorit 2026, Spanja në krye të listës

67
0

Superkompjuteri i Opta-s ka publikuar parashikimet e para për Kupën e Botës 2026, duke renditur Spanjën si kombëtaren favorite për të fituar trofeun më prestigjioz në futboll.

Sipas analizave statistikore, “La Roja” ka 16.12 për qind shanse për t’u shpallur kampione bote në turneun që do të zhvillohet verën e ardhshme.

Pas Spanjës renditet Franca me 12.67 për qind mundësi për triumf, ndërsa Anglia pozicionohet e treta në listën e favoritëve me 11.34 për qind.

Në mesin e pretendentëve kryesorë për titull janë edhe kampionët aktualë të botës, Argjentina, me 10.34 për qind shanse, si dhe Portugalia me 6.90 për qind dhe Brazili me 6.47 për qind.

Botërori 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik dhe do të organizohet për herë të parë në tre vende pritëse: Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Argjentina mbetet kampionia në fuqi, pasi fitoi Kupën e Botës në edicionin e fundit të mbajtur në Katar.