Ballina Lifestyle Më 11 korrik vjen në Tiranë. Evropa dhe Italia refuzojnë koncertin e...

Më 11 korrik vjen në Tiranë. Evropa dhe Italia refuzojnë koncertin e Kanye West

64
0

Italia ka ndaluar dy koncerte të reperëve amerikanë Kanye West dhe Travis Scott, të planifikuara për t’u mbajtur në korrik në qytetin verior të Reggio Emilia.

Prefekti lokal, Salvatore Angieri, dha urdhër për anulimin e koncerteve për shkak të shqetësimeve për rendin dhe sigurinë publike, përfshirë edhe mundësinë e protestave.

West, i njohur edhe si Ye, është përballur me një valë anulimesh të koncerteve në të gjithë Evropën këtë verë për shkak të komenteve antisemite prej vitesh, përfshirë deklarata që lavdëronin Adolf Hitlerin dhe publikimin e përmbajtjeve dhe imazheve naziste.

Edhe për Scott po shqyrtohet siguria në koncertet e tij që nga një përplasje turmash që ndodhi në vitin 2021 në festivalin Astroëorld në Houston ku u vranë 10 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Scott duhej të performonte më 17 korrik në RCF Arena me 103,000 vende, ndërsa Ye ishte planifikuar të shfaqej të nesërmen. Autoritetet përmendën kohën e afërt të dy shfaqjeve dhe fluksin e lartë të spektatorëve që pritej brenda 24 orëve si faktorë që qëndrojnë pas ndalimit të koncerteve. Ata gjithashtu theksuan anulimin e koncerteve të tjera të Kanye në Evropë dhe “rrezikun konkret” të protestave.

Në prill, Britania i mohoi Kanye West hyrjen me arsyetimin se prania e tij nuk do të ishte e favorshme për të mirën publike. Më vonë atë muaj, ai gjithashtu shtyu një shfaqje në Marsejë pas raportimeve se qeveria franceze kishte kërkuar ta bllokonte atë, ndërsa koncertet në Poloni dhe Zvicër u anuluan gjithashtu.

Kanye West, i cili ka kërkuar falje për komentet e kaluara për të cilat tha se ato ishin të lidhura me çrregullimin bipolar të patrajtuar, ka vazhduar të performojë në vendet që e kanë mirëpritur dhe do të mbajë një koncert në Stamboll këtë të shtunë.

Keny West është parashikuar të vijë në Shqipëri ku do të përformojë në Tiranë më 11 korrik në një stadium të improvizuar vetëm për të Kashar.