Ballina Politika Harta e re territoriale/ 5 ditë para votimit në Kuvend, Berisha mbledh...

Harta e re territoriale/ 5 ditë para votimit në Kuvend, Berisha mbledh aleatët: Drafti i PS i njëanshëm

45
0

Vetëm 5 ditë para se në Kuvend të kalojë për votim drafti i PS që hartën e re territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur në një tryezë aleatët për të diskutuar mbi strategjinë që do të ndjekin. Ata akuzojnë socialistët që po e ndryshojnë hartën në mënyrë të njëanshme dhe sipas tyre, kryeministri Edi Rama ka vetëm një axhendë shpopullimin e Shqipërisë.

“Nuk kishte diskutim që Edi Rama gjithçka do ndjekë dhe ato mandate të grabitura, ato 83 mandate krimi, ai do t’i shfrytëzojë për një përqendrim të mëtejshëm të pushtetit vendor në duart e tij. Ndërprenë papritmas, siç e dini, jashtë të gjitha procedurave, sepse po vazhdonin konsultimet, dhe nuk kishin përfunduar konsultimet, megjithatë ai u tërhoq, paraqiti draftin me 46 bashki duke hequr edhe 15 të tjera, që të gjitha për qëllimet e tij elektorale.

Ne paraqitëm një draft prej 100 bashkish, duke lënë të hapur dhe mundësinë e krijimit të njësive të tjera na varësi nga plotësimi i kritereve për ekzistencën e tyre. Sigurisht Edi Rama vazhdoi me projektin e tij. Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe kartën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës, të cilat kërkojnë që këto ndryshime të bëhen me konsultë dhe referendum.

Por siç e dini nuk ka asnjë shans që ky të përfillë referendumin apo rekomandimet. I plagosur rëndë dhe i pashpresë, ky tani merr çdo lloj vendimi që i intereson për lëkurën e tij. Ne, për hir të opinionit, për të sqaruar opinionin mirë në këtë pikë, kemi paraqitur ligjin tonë në parlament me 100 bashki, ligj i cili pa mëdyshje refuzohet nga socialistët. Janë një numër bashkish që janë ngritur në protesta, në disa prej tyre as këshilltarët e tij nuk kanë pranuar të votojnë për shuarjen e bashkive”, tha Berisha.

Berisha u përball me kritika nga aleatët, të cilët i kërkuan që të dalin protesta.