Ballina Aktualitet E rëndë/ Protesta e Shoqërisë Civile në Zvërnec, qytetari tërhiqet zvarrë nga...

E rëndë/ Protesta e Shoqërisë Civile në Zvërnec, qytetari tërhiqet zvarrë nga rojet private me maska, nisin tensionet

80
0

Aktivistët e Shoqërisë Civile dhe qytetarë të ndryshëm te Zverneciat dhe Nartës kanë protestuar ditën e sotme kundër ndërtime turistike ne kete zonë.

Aktivistët janë përplasur ditën e sotme me disa roje private, ndërkohë që kantieri është rrethuar nga forcat të shumta të policisë.

Gjatë këtij tubimi kundër ndërtimeve në bregdet, një incident ka ndodhur mes protestuesve, të cilët kanë kërkuar të heqin hekurat rrethues, ndërkohë që njëri prej tyre është shoqëruar nga persona të veshur civilë.

Në videon e shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, shihet teksa protestuesi tërhiqet zvarrë brenda perimetrit të rrethuar nga dy persona me maska dhe kapele, ndërkohë që forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë, por kanë qëndruar me skafandra në hyrje të rrethimit.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i pranishëm në këtë tubim, e ka quajtur të papranueshëm faktin që Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë, ndërsa aktivistët janë tërhequr zvarrë nga rojet private të kompanisë që po ndërton në Nartë.