Ballina Lifestyle Gjendet i vdekur në moshën 43-vjeçare ylli i “Alaskan Bush People”, Matt...

Gjendet i vdekur në moshën 43-vjeçare ylli i “Alaskan Bush People”, Matt Brown

57
0

Matt Brown, i njohur për pjesëmarrjen e tij në reality show-n “Alaskan Bush People”, është gjetur i vdekur në moshën 43-vjeçare, pas disa ditësh kërkimesh intensive në shtetin e Uashingtonit.

Lajmin e trishtë e konfirmoi vëllai i tij, Bear Brown, përmes një videoje në rrjetet sociale, ku bëri të ditur se trupi i Matt ishte gjetur në një lumë dhe më pas ishte identifikuar nga autoritetet.

Në operacionin për nxjerrjen e trupit nga uji ndihmoi edhe vëllai tjetër i tij, Noah Brown, shkruan DailyMail.

Sipas deklaratës së Bear, ekzistojnë dyshime se bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi në trupin e Matt është vërejtur një plagë që dyshohet të jetë vetëshkaktuar.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë publikuar ende detaje zyrtare mbi shkakun e vdekjes.

Bear tregoi se vëllai i tij kishte luftuar për vite me radhë me varësinë nga alkooli dhe droga, duke shtuar se ishte i shqetësuar për gjendjen e tij, por nuk e kishte menduar kurrë se ai mund t’i bënte dëm vetes.

Matt Brown ishte pjesë e “Alaskan Bush People” nga viti 2014 deri në 2018 dhe u bë një nga figurat më të njohura të programit.

Vdekja e tij ka tronditur familjen, miqtë dhe fansat e emisionit, të cilët kanë nisur ta kujtojnë me mesazhe prekëse në rrjetet sociale.