Ballina Kronika Akt vandalist në shkollën ‘Selam Musai’ në Vlorë, regjistrohen dëme materiale, autorët...

Akt vandalist në shkollën ‘Selam Musai’ në Vlorë, regjistrohen dëme materiale, autorët ende të paidentifikuar

64
0

Gjatë natës është hapur me forcë shkolla 9-vjeçare “Selam Musai” në fshatin Babicë e Madhe. Sipas informacioneve disa persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e saj dhe kanë shkaktuar dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, dëmtime janë konstatuar në dyer të shkollës, materiale dhe pajisje shkollore, ndërsa ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë send nga ambientet e shkollës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.