Ballina Politika Berisha denoncon skandalin e Dumanit: Bëri kontratë porosie në vitin 2006, por...

Berisha denoncon skandalin e Dumanit: Bëri kontratë porosie në vitin 2006, por nisi të banonte në vitin 2004

73
0

Kryetari i PD, Sali Berisha nuk e ka ndalur sagën e denoncimeve ndaj prokurorit të SPAK, Altin Dumani.

Në daljen për mediat pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme, Berisha tha se ishte Dumani ai që bëri kontratë porosie në vitin 2006, ndërsa nisi të banonte në të që në vitin 2004.

‘Dhe thotë se ka blerë në vitin 2006 me 390 euro. Ky person kërkon bashkë me këtë xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Krajën, që ndërtimet e viteve ’70 të kohës së diktaturës të vlerësohen me çmimet e tregut të vitit 2026’, theksoi kryedemokrati.

Rikthehemi pak edhe tek kryevetori, se ju e morët vesh që kur u ndërpre vetingu, Dumani u emërua si kryevetor i Shqipërisë.

Ky kryevetor është një mashtrues i pafytyrë, i paskrupull, pa dinjitet.

Ky kryevetor thotë se me datën 18.8.2006, bëri kontratë porosie, pra që do ndërtohej në vitin 2006, në një godinë pallat pesëkatësh 127.14 metër katrorë me shumën simbolike 50 mijë euro.

Por në faqen 8 të aktmashtrimit të tij, Dumani deklaron se ka filluar të banojë në këtë apartament prej tetorit të vitit 2004.

Pra thotë kontratën për blerje apartamenti e kam bërë me 18.8.2006, thotë në apartament kam filluar të banoj prej tetorit të vitit 2004.

A mund ta zbërthejë kush këtë mashtrim ordiner dhe qëllimet e këtij mashtrimi vulgar?

Dhe ky ka kryesuar institucionin kryesor të akuzës së vendit.

Dhe ky është përgjegjës për vetingun e prokurorëve dhe gjykatësve.

Më thoni ju mua, ka ky njeri fytyrë, dinjitet, autoritet të kapë një dosje në dorë kur ndodhet para një mashtrimi të tillë që e nxjerr përnjëherësh jashtë nga shërbimi i tij?

Ky është vetingu i Dumanit, që ta dinë ata qindra gjykatës dhe prokurorë që janë larguar, ca me të drejtë, ca me të padrejtë, se ja kush e ka bërë vetingun e tyre.

Dhe thotë se ka blerë në vitin 2006 me 390 euro.

Ky person kërkon bashkë me këtë xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Krajën, që ndërtimet e viteve ’70 të kohës së diktaturës të vlerësohen me çmimet e tregut të vitit 2026.

Tani, ju që jeni gazetarë investigativë, u bëj thirrje të ndërmerrni një investigim ndaj këtij njeriu se i bëni një shërbim te madh, megjithëse u garantoj se kjo dosje do ta ndjekë atë gjer ditën e fundit të jetës së tij.

Për këtë mos ketë dyshim se edhe Irena arriti të tejkalojë, arriti, të mos përdor një term banal, KLGJ-në, ILD-në, Olsin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe me radhë, por erdhi puna dhe i ngeci në sharrë.

Dhe ju, mediat, u ftoj prapë ta merrni atë dosje, të shihni se çfarë abuzimi të tmerrshëm ka në veprimtarinë e këtyre organeve, të cilat duhet të jenë të paktën në raport me ligjin, shembulli i zbatimit të tij.