Ballina Rajoni U arratis nga burgu famëkeq grek/ Kush është shqiptari që arriti të...

U arratis nga burgu famëkeq grek/ Kush është shqiptari që arriti të dilte nga qelia, i dënuar për drogë

70
0

Personi që shihni në foto është shqiptari Edmond Tafa, i cili u arratisuri nga burgu famëkeq grek i Koridhalosit. 48-vjeçari i dënuar për trafik droge ka arritur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos në Greqi.

Edmond Taga ka shfrytëzuar momentin kur është hapur porta në momentin që do të nxirreshin jashtë mbeturinat e burgut dhe ka arritur të largohet me vrap. Më pas, forca të shumta policore janë vënë në ndjekje të tij por ende nuk kanë arritur ta kapin.

Dyshohet se shqiptari është larguar përmes rrugica ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë plan i organizuar apo arratisje spontane, por po shqyrtohen rrethanat në të cilat u bë e mundur arratisja, si dhe çdo përgjegjësi në funksionimin e masave të sigurisë në burg.