Ballina Kulturë Kejsi Jazxhi, “motra” e Dua Lipes?

Kejsi Jazxhi, “motra” e Dua Lipes?

67
0

Kejsi Jazxhi është një këngëtare e re shqiptare që është bërë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në talent-show dhe festivale muzikore. Ajo ka tërhequr vëmendjen me zërin e saj të veçantë dhe interpretimer.

Në vitin 2024, Kejsi mori pjesë në Festivali i Këngës 63 me këngën “Kur bota hesht”, një baladë me mesazh social dhe human.

Emri i këngëtares së re Kejsi Jazxhi po përmendet gjithnjë e më shumë në qarqet muzikore shqiptare, ndërsa shumë dashamirës të muzikës dhe profesionistë të skenës kanë nisur ta krahasojnë atë me yllin botëror Dua Lipa.

Pas paraqitjeve të suksesshme në skenat shqiptare, Kejsi vjen këtë vit si një nga emrat më premtues të Festivalit të Pranverës në RTSH, me këngën e saj më të re “Veten Çliro”, një projekt që po ngjall interes të madh që para prezantimit zyrtar.

Kënga mban firmën e producentit dhe kompozitorit të njohur Serxho Hajdini, i cili ka krijuar një produksion modern, të fuqishëm radiofonik, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar Alfredo Shabani, duke sjellë një mesazh frymëzues për lirinë shpirtërore, forcën personale dhe çlirimin nga kufijtë që njeriu i vendos vetes.

Sipas komenteve të para nga njerëz të industrisë muzikore, “Veten Çliro” konsiderohet një nga projektet më konkurruese të këtij edicioni dhe Kejsi Jazxhi shihet si një nga pretendentet serioze për të fituar trofeun e Festivalit të Pranverës./Klevis Elezi