Këngëtarja e njohur, Big Mama, e ftuar ne nje interviste televizive, ka bërë një nga rrëfimet më të sinqerta dhe emocionale të jetës së saj.
Ajo flet pa dorashka për dashurinë që nuk e gjeti ashtu siç e kishte ëndërruar, lidhjet që sot i konsideron të gabuara, sakrificat që ka bërë për të tjerët dhe vështirësitë për t’i thënë ‘jo’ njerëzve.
Teksa po fliste për dashurinë, Big Mama u shpreh se pas humbjes së nënës së saj, kuptoi se nuk e ka dashur njeri. Ajo shton se ka kuptuar se gjithmonë e kanë dashur ‘o t’a shfrytëzojnë ose për interes’.
“Kam pasur gjithmonë lidhje të gabuara. Tani në moshën 40-vjeçare unë po kuptoj, duke e lidhur dhe me pjesën e humbjes së nënës, u ndala dhe pashë se kush më do dhe kush nuk më do. Edhe kuptova që nga të gjitha lidhjet e mia apo njohjet që kam pasur, mua nuk më paska dashur njeri.
Big Mamën nuk e ka dashur asnjë njeri. Gjithmonë kanë dashuri diçka tjetër nga unë. Kanë dashur o të më shfrytëzojnë, se di, gjithmonë ka patur diçka me prapavijë apo me interes. Asnjë njeri nuk më ka dashur”, tha këngëtarja e dashur për publikun.







