Ballina Politika Protesta e madhe jo partiake, Rama u kujton 83 mandatet: Shqipëria do...

Protesta e madhe jo partiake, Rama u kujton 83 mandatet: Shqipëria do të bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt

55
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në rrjetet sociale nga protesta e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ku qytetarë janë kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec.

Përmes një video të shpërndarë në Facebook, Rama ka publikuar një intervistë të një protestuesi, i cili përdor gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj kreut të qeverisë.

Videon ai e ka shoqëruar me një reagim, ku shprehet se projekti për zhvillimin e vendit do të vijojë pavarësisht kundërshtimeve, ndërsa kritikon pjesëmarrësit në protestë.

Po ashtu Rama shprehet se  Shqipëria do të vazhdojë zhvillimin sipas “kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota.”

“MIRËMËNGJES dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do të bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 800 mijë e kusur shqiptarë, këtu e nëpër botë, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes,” shkruan Rama.