Ballina Kronika Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

53
0

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për Mario Përlleshajn, autor i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan.S.Noli” në Tiranë, më 18 nëntor 2024.

Raportohet se shkak për shtyrjen e vendimit u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjyqësore.

Përlleshaj u dënua me 16 vite heqje lirie në 9 dhjetor të vitit 2025 për vrasjen e Martin Canit dhe tentativën e vrasjes ndaj shokut të tij.