Ballina Aktualitet “Opozitë e shitur”, “Rama në burg, Berisha në burg”/ Thirrjet e protestuesve...

“Opozitë e shitur”, “Rama në burg, Berisha në burg”/ Thirrjet e protestuesve para Kryeministrisë, qytetarët ironizojnë

40
0

Protestuesit kundër projektit në Zvërnec mbërritën para Kryeministrisë edhe pse policia tentoi t’i ndalojë duke vendosur kordon hekuri.

Poshtë zyrës së Edi Ramës nuk munguan thirrjet kundër qeverisë, por edhe ndaj opozitës.

Mes sloganëve, dëgjoheshin thirrje si “Opozitë e shitur” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësi ndaj të gjithë klasës politike.

Kjo është protesta e katërt e organizuar nga qytetarët kundër projektit në Zvërnec, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë ndalimin e ndërtimeve në zonën e mbrojtur dhe më shumë transparencë mbi procedurat e ndjekura deri tani.