Ballina Lifestyle Barry Keoghan përflitet për një romancë të re pas ndarjes nga Sabrina...

Barry Keoghan përflitet për një romancë të re pas ndarjes nga Sabrina Carpenter

75
0

Aktori irlandez Barry Keoghan është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë pasi u fotografua në Barcelonë në shoqërinë e një vajze që shumë e kanë krahasuar me këngëtaren Sabrina Carpenter.

Pamjet e publikuara nga paparacët tregojnë Barry duke kaluar kohë me vajzën misterioze në disa zona të qytetit spanjoll, ndërsa mediat raportojnë se dyshja u panë duke shkëmbyer momente të afërta gjatë daljes së tyre. Kjo ka nxitur menjëherë spekulime për një lidhje të re romantike, shkruan Daily mail.

Interesi i publikut është shtuar për shkak të ngjashmërisë së vajzës me Sabrina Carpenter, me të cilën Barry u lidh romantikisht gjatë vitit të kaluar. Marrëdhënia e tyre tërhoqi vëmendje të madhe për muaj me radhë dhe u komentua gjerësisht nga fansat e të dy artistëve.

As Barry dhe as vajza e përfshirë në fotografi nuk kanë komentuar mbi natyrën e marrëdhënies së tyre. Për momentin, nuk ka konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për një romancë të re apo thjesht një shoqëri.

Aktori vazhdon të shijojë sukses të madh në karrierë pas roleve të tij të vlerësuara në Hollywood. Ai konsiderohet një nga aktorët më të talentuar të brezit të ri dhe vazhdon të marrë vlerësime për interpretimet e tij.