Ballina Aktualitet Hiqet plotësisht gardhi në Zvërnec dhe Porto Novo

Hiqet plotësisht gardhi në Zvërnec dhe Porto Novo

80
0

Një zhvillim i rëndësishëm është shënuar këtë të enjte në bregdetin e Vlorës, ku është hequr plotësisht gardhi rrethues në zonën e Zvërnecit dhe Porto Novës. Ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi u larguan telat me gjemba që kishin kufizuar aksesin në këtë hapësirë.

Heqja e gardhit pason reagimet dhe protestat e vazhdueshme të shoqërisë civile, banorëve të zonës dhe aktivistëve të mjedisit, të cilët kundërshtuan rrethimin e territorit duke argumentuar se bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur me rëndësi të veçantë natyrore.

Ndërkohë, protestat qytetare kanë vijuar prej katër ditësh radhazi edhe në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar mbrojtjen e hapësirave publike dhe mjedisore. Organizatorët kanë paralajmëruar se reagimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.