Ballina Lifestyle Kylie Jenner relaksohet në plazh dhe shfaq linjat e saj në bikini

Kylie Jenner relaksohet në plazh dhe shfaq linjat e saj në bikini

72
0

Kylie Jenner u argëtua në plazh me një bikini me kamuflazh, ndërsa ndau foto provokuese me 382 milionë ndjekësit e saj.

28-vjeçarja la të dashurin e saj Timothée Chalamet në shtëpi, ndërsa u nis për një udhëtim luksoz në një ishull. Kylie aktualisht ndodhet në Turks dhe Caicos për markën e saj të bukurisë, Kylie Cosmetics.

Ajo tregoi format e saj në foto të reja të shkrepura mbi rërën e bardhë, shkruan “The Sun”.

Kylie mahniti me një bikini të vogël me kamuflazh, ndërsa pozonte me një buzëqeshje joshëse për kamerën.

Në një foto, ajo shihej duke ngritur pjesën e sipërme të bikinit të saj ndërsa pushonte në një shezlong. Ikona e reality show kishte pranë një çantë të madhe plazhi, natyrisht me mbishkrimin “Kylie Cosmetics”.