Ballina Lifestyle Anna Van Patten zbulon prapaskenat tronditëse të “Euphoria”

Anna Van Patten zbulon prapaskenat tronditëse të “Euphoria”

23
0

Aktorja Anna Van Patten ka zbuluar detaje të pazakonta nga prapaskenat e serialit të njohur të HBO-së Euphoria, duke treguar se për rolin e saj si Kitty në sezonin e tretë final, ajo ka kaluar një proces të gjatë dhe teknik për realizimin e një proteze të të pasmeve (BBL prosthetic).

Van Patten e ka përshkruar këtë përvojë si “fascinuese”, por edhe sfiduese, duke treguar se përpara xhirimeve ajo është dashur të bëjë një skanim të trupit, në mënyrë që ekipi i produksionit të krijonte një protezë sa më reale. Sipas saj, procesi i vendosjes së protezës zgjaste rreth dy orë në fillim, ndërsa me kalimin e ditëve u bë më i shpejtë.

Aktorja ka shpjeguar gjithashtu se gjatë një skene aksioni të xhiruar për rreth 10 ditë, ajo është detyruar ta mbajë protezën çdo ditë, pa pasur mundësi të ulej. Për këtë arsye, produksioni kishte ndërtuar një pajisje të veçantë mbështetëse, ku ajo mund të mbështetej mes xhirimeve.

“Prostetika e ‘Euphoria’ ishte një kapitull i çmendur,” ka treguar ajo, duke shtuar se pavarësisht vështirësive, përvoja kishte edhe momente humoristike. Sipas saj, efekti vizual ishte aq realist sa shumë persona në skenë nuk e kuptonin se bëhej fjalë për protezë.

“Shumë njerëz menduan se ishte e vërtetë… i kishin vizatuar edhe vena e njolla për ta bërë sa më reale,” ka rrëfyer Van Patten, duke theksuar punën e detajuar të ekipit të grimit dhe efekteve.

Në serial, personazhi i Kitty është një balerinë e re dhe naive që punon në një klub nate të kontrolluar nga Alamo Brown, i luajtur nga Adewale Akinnuoye-Agbaje. Ngjarjet e sezonit final të “Euphoria” kanë sjellë zhvillime të forta emocionale, përfshirë edhe vdekjen tronditëse të protagonistes Rue Bennett pas një mbidoze me fentanyl.