Ballina Aktualitet Mihali degjeneron Ramën nxjerr foton komprometuese/ ‘Thyhet’ heshtja: Kryeministri drejton një ‘bandë...

Mihali degjeneron Ramën nxjerr foton komprometuese/ ‘Thyhet’ heshtja: Kryeministri drejton një ‘bandë hajdutësh’…

178
0

Pas një videoje që bëri xhiron e rrjetit vite më parë, ku shfaqej duke goditur me grushte xhamin e një makine në lëvizje, pronari i lokalit në Porto Palermo, i njohur si Mihali, ka thyer heshtjen. Në një intervistë televizive, ai ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke akuzuar rëndë institucionet shtetërore dhe duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj turistëve spanjollë dhe kryeministrit.

Ai shprehet se u burgos “me urdhër nga lart” dhe se veprimi i tij për të thyer xhamin erdhi pasi po rrezikohej t’i merrej jeta nga makina që po ecte pa ndaluar. Sipas rrëfimit të tij, turistët në vend që të ndalonin, e ofendonin dhe e inkurajonin shoferin të vazhdonte, duke u fshehur pas celularëve për të filmuar.

Në dëshminë e tij plot mllef, ai tregon se lokali ishte një nga më të mirët në vend, i frekuentuar nga miliarderë, personazhe të njohur dhe vetë familjarët e kryeministrit. Ai thekson paradoksin se si ata që dikur hanin e shërbeheshin me produktet “bio” dhe priteshin me respektin më të madh, u kthyen në shkatërruesit e familjes së tij.

Përveç prishjes së lokalit, ai akuzon edhe sistemin e drejtësisë, duke u shprehur se gjykata e dënoi shumë më tepër nga sa kërkoi prokurori, vetëm për shkak se gjyqtarët donin të kalonin procesin e Vetting-ut. Gjatë intervistës, ai i drejtohet drejtpërdrejt kreut të qeverisë me tone shumë të rënda dhe terma ofendues, duke e cilësuar si një njeri të pandryshueshëm dhe gënjeshtar ordiner që drejton një “bandë hajdutësh”.

Gazetari: Ndodhi video. Shkove në polici. Çfarë ndodhi më pas?

Mihal Kokëdhima: Më morën, më burgosën ore, ai më burgosi. Me urdhër të atij më burgosën.

Gazetari: Po me çfarë akuze?

Mihal Kokëdhima: Shkatërrova pronën, thyeve xhamin e makinës. Se duhet ta përkëdhelja xhamin unë e kupton? T’u thosha, mirë ma bëni që po më rrezikoni. Imagjino se çfarë skandali po bëjnë ata dhe ky.

Gazetari: Po me lokalin tuaj çfarë ndodhi?

Mihal Kokëdhima: Lokalin e shkatërruan kriminelat, se ata njerëz që s’kanë gjak, nuk kanë as gjak, as shpirt.

Gazetari: Pse e shkatërruan?

Mihal Kokëdhima: E shkatërruan të gjitha, i shkatërruan se gjasme pa leje. Po unë kisha nja 15 vjet, 20 vjet aty që bëja biznes. Ata e shkatërruan, e shkatërruan se donin ta shkatërronin. Se jo se u pengonte, po çështja donin ta shkatërronte ai.

Gazetari: Po ju a ishit në pronën tuaj aty?

Mihal Kokëdhima: Po sigurisht në pronën time, unë jam 2000 vjet nga Qeparo, o vëllai im, e 2000 vjet. Nuk jam i ardhur atje, punoja në vendin tim si çdo shqiptar. Dhe përderisa turizmi… që bëja unë vinin të gjithë dhe ata bashkë me dobiçërit e tjerë vinin dhe hanin e pinin atje. Dhe shëtisnin.

Gazetari: Ai tha nuk na pëlqente turizmi i Mihalit.

Mihal Kokëdhima: Po pse vinte? Pse vinte atje, e pinte bashkë me dobiçërit e tjerë o zotëri? Të them unë të vërtetën flas gjithmonë. Pse s’më la ta falënderoja unë atë për turizmin? Unë s’i kam bërë gjë njeriut në këtë botë.

S’kam prekur një fletë, një gjethe. Si ka mundësi të merret një shtet. Që ai nuk është shtet ore, këta janë një bandë hajdutësh, edhe kriminelësh, nuk është shtet ky se një shtet interesohet për njerëzit e vet. Ata nuk janë shtet o vëlla. Janë bandë hajdutësh. Të gjithë këta po bëjnë poshtërsira. Nuk ka bir nëne që ta gjykojë. Ne jemi qorra. Edhe qorri e shikon çfarë bën ai.

Gazetari: Tani Mihal, më dëgjo pak. Na ke dërguar një foto.

Mihal Kokëdhima: Po sigurisht, muaj përpara isha me zotërinë. E respektova, si mos më mirë. I bëra xhiro me varkë e hëngrën e pinë bashkë me dashnoren e tij atje dhe vjen puna… Me shkatërroi jetën. Po të punosh 25 vjet në vendin tënd, të derdhësh gjithë gjakun e djersën e gjithë familjes dhe shkatërrim komplet i familjes sime. Ai vrau një familje të tërë.

Gazetari: Po juve jua prishën konform ligjeve lokalin?

Mihal Kokëdhima: As Hitleri! As Hitleri nuk e ka bërë atë… atë që ka bërë ai njeri nuk e ka bërë as Hitleri! Të mblidhet një shtet i tërë… Po përse o vëlla çfarë bëra? Që thuash po, bëre këtë gjë, preke një njeri me dorë. Më vutë para, aq, atë që thatë, atë që dhanë lajmet, filmonin vetë ata fëlliqësirat, ata plehrat. Me mua përpara… Në vend t’i thoshte që ndalo se ke një njeri përpara se ti s’më do ti si qen… pa le më jo një njeri…

Gazetari: Po ishin miqtë e Ramës ata, mbaj mend atëherë nga historia?

Mihal Kokëdhima: Po le të jenë miq, por kur vinin hanin e pinin atje, isha i mirë unë?

Gazetari: Ta shohim këtë foton bashkë Mihal. Çfarë është kjo foto?

Mihal Kokëdhima: Po ajo është një foto i biri i atij plehrës, që unë i kam shërbyer si çdo qytetari dhe më kërkoi t’i bëja dhe xhiro me varkë e ia bëra, e me gjithë dashnoren atje ia bëra.  Të gjitha, çfarë t’i bëja unë o vëlla? Çfarë të keqe i kam bërë unë? Pse? Një shqiptar që thotë o vëlla që më ka bërë, më ka gënjyer një herë në jetën e vet. Po ai s’është njeri, ai nuk është njeri o zotëri. Ai nuk është njeri, ai nuk ndryshon.

Do vinin turistët e mi, të gjithë vinin atje, jo vetëm ai, të gjithë vinin atje, të gjithë. Po të qe kaq i keq mo zotëri, pse vinin mo zotëri? Le të më linit të falimentoja, mos të vinte njeri. Po restoranti im ishte më i miri në botë! Se i bëja të gjitha vetë, bio. Dhe pastërtia që ishte aty, nuk krahasohet me asnjë vend. Në Shqipëri jo e jo, po në asnjë vend të Evropës, se ata ta formojnë. Vinin miliarderë nga e gjithë bota zemra ime dhe thoshin dreka më e mirë në jetën time. Ta dish këtë fjalë.

Gazetari: Mihal, çfarë ndodhi, sa burg bëre një herë?

Mihal Kokëdhima: Një vit burg. Më dënoi gjykatësja nga tre herë më shumë nga ç’kërkoi prokurori se donin të kalonin vetingun.

Ai njeri nuk ndryshon. Ne themi një fjalë këtej që nuk bëhet muti byrek. Ta dish këtë fjalë. Nuk ndryshon ai njeri. Dhe të dojë të ndryshojë, nuk ndryshon dot

Gazetari: Çfarë do t’i thonit sot kryeministrit për turizmin, ose nuk e di, një mesazh tuajin.

Mihal Kokëdhima: Po ç’t’i them unë atij a derëzi, ai është një gënjeshtar nga më ordinerët. Në Evropë asnjë njeri nuk e do…