Ballina Aktualitet “Kush dha urdhrin, të përgjigjet para ligjit”, xhaxhai i Enea Mekollit: Ishin...

“Kush dha urdhrin, të përgjigjet para ligjit”, xhaxhai i Enea Mekollit: Ishin 6 policë në aksion, më vonë shkuan të tjerët!

102
0

Xhaxhai i Enea Mekollit, ka folur sërish për ngjarjen e rëndë që tronditi dje opinionin publik, ku efektivi i policisë u vra në krye të detyrës.

Ai tha se personi që dha urdhrin për operacionin për kapjen e Violand Braçellari, duhet të përgjigjet para ligjit, pasi nuk janë marrë masa.

Madje ai dha një version krejt të kundërt nga ai i kryepolicit, Skënder Hita, që tha se ishin 40 efektivë në aksion.
Xhaxhai tha se ishin vetëm 6 policë si fillim në vendin e ngjarjes.

Nuk ka pasur asnjë lloj mbrojtje. Personi që ka urdhëruar, duhet të përgjigjet. Ai që dha urdhrin, duhet të përgjigjet. 6 veta kanë qenë në operacion, më vonë kanë vajtur të tjerët”, tha ai.