Kanë kaluar 20 vjet që kur kënga Stars Are Blind e Paris Hilton u shndërrua në një hit ndërkombëtar.
Për të shënuar këtë përvjetor, ylli 45-vjeçar publikoi në Instagram disa fotografi të papara më parë nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit të këngës.
Në imazhet e publikuara, Paris shfaqet me disa kostume plazhi teksa xhironte skena në bregdet së bashku me një aktor mashkull. Videoklipi ishte realizuar nga Chris Applebaum.
Një nga fotografitë e tregonte atë me një bikini me motive leopardi, ndërsa pozonte në plazh pranë partnerit të saj në videoklip.
Publikimi i fotografive nxiti reagime të shumta nga fansat, të cilët i krahasuan ato me pamjet e saj të viteve të fundit dhe u shprehën të habitur se sa pak ka ndryshuar gjatë dy dekadave.
“Paris nuk plaket, duhet të jetë duke pirë ndonjë burim rinie të Hollivudit”, shkroi një fans në rrjetin X, ndërsa një tjetër komentoi në Reddit: “Ajo është si buka Wonder Bread. Nuk prishet kurrë.”







