Kryeministri Edi Rama ka ofenduar rëndë mijëra protestues që prej 6 ditësh kanë dalë në Shesh duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.
Nga Vlora në një takim me miliantatët e PS, Rama tha se protestuesit s’kanë logjike dhe janë ‘dërrsë’ nga mendja.
Sipas Ramës ai dhe qeveria e tij nuk kanë kohë të merrem me protestuesit, të cilët i ka quajtur si “llozhëra” dhe “honxho-bonxho”.
Edhe pse pranon se e kanë këshilluar që të mos i fyej protestuesit, ai shprehet se tonë të ashpra duke theksuar se s’ka ndërmend të tërhiqet.
“Po shyqyr kanë 5 kushtet. Kushti parë është jep dorëheqjen, ik ti pastaj bëj këto katër të tjerat.
Këta s’kanë as logjikë, janë dërrasë se me thonë këta të mitë rreth e rrotull, duhet t’i marrshme të mirë, mos i fyej, mos u tensiono.
Çfarë ke po na ikën, tepeleku i kokës, ku kemi ne kohë për t’u marrë me lloj lloj llozhërash e lloj-lloj honxho-bonxhos, e me lloj-lloj njerëzish që ikin mbas berihait”, tha dje Rama.







