Ballina Aktualitet Me flamuj kuq e zi, pankarta dhe flamingo, shqiptarët në Itali mbushin...

Me flamuj kuq e zi, pankarta dhe flamingo, shqiptarët në Itali mbushin sheshin në Milano, mbështesin revoltën

60
0

Qindra shqiptarë në Itali kanë dalë në protestë në mbështetje të tubimeve që po zhvillohen në Tiranë kundër projektit turistik në Zvërnec dhe politikave të qeverisë.

Me flamuj kuq e zi, pankarta dhe simbolin e flamingos, që është kthyer në një nga ikonat e kundërshtimit ndaj projektit në zonën e Nartës dhe Zvërnecit, protestuesit marshuan në rrugët e qytetit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi u zhvillua pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit theksuan se do të vijojnë të mbështesin protestat dhe kauzat qytetare në Shqipëri.