Ballina Kronika GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Sajmir Kolaverin, i akuzuar...

GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Sajmir Kolaverin, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit

102
0

GJKKO la në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për Sajmir Kolaverin, i akuzuar si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit në 2020 në Burrel. Ai u ekstradua një ditë më parë nga Italia, pasi ishte i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK.
Ndaj Kolaverit rëndojnë veprat penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale. Kolaveri është i afërm i Aurel Hoxhës alias Aurelinjo Kolaverit, po ashtu i shpallur në kërkim për dyshimet si urdhërues i vrasjes së Klevis Lleshit.
Gjatë seancës Sajmir Kolaveri nuk i ka pranuar akuzat e prokurorisë, duke pretenduar se s’ka lidhje me ngjarjen.
Më herët si ekzekutor është arrestuar Sabah Nuzi.
Përplasjet mes dy familjeve nisën pas vrasjes dhe djegies së Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe nga Arben Lleshi. Pas kësaj ngjarje janë vrarë apo zhdukur 5 pjesëtarë të familjes Lleshi, përfshirë dhe Arben Lleshin që u ekzekutua në burg.