Në vijim të procesit gjyqësor që lidhet me dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, është paraqitur sot në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit.
Seanca është pjesë e shqyrtimit të akuzave dhe rrethanave që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.
Procesi zhvillohet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe disa personave të tjerë.
Ruli pritet të japë shpjegime mbi rolin institucional dhe procedurat e ndjekura në atë kohë.







