Në Tiranë nisi tashmë protesta e 9-të. Mijëra shqiptarë të bashkuar në sheshin “Skënderbej’ marshuan drejt Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta po transmetohet live dhe nga agjencia e njohur e lajmeve Reuters.
Një nga pankartat shkruhet “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”.
Me thirrjet e tyre “Revolucion”, “Jep Dorëheqjen”, ‘Rama në burg’, ‘Shqipëri e re’ .
Protesta kundër qeverisjes Rama ka dhe në Shkodër, Korçë, Durrës e Vlorë.







