Ballina Sport Premtimi epik i Cucurellas nëse Spanja do të fitojë Kupën e Botës

Premtimi epik i Cucurellas nëse Spanja do të fitojë Kupën e Botës

68
0

Spanja konsiderohet si një nga ekipet favorite për të fituar Kupën e Botës 2026, e cila nisi pak minuta më parë.

Pak orë para fillimit të Kupës së Botës, mbrojtësi i Spanjës, Marc Cucurella bëri një premtim epik nëse vendi i tij fiton trofeun në fund.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse Spanja do të kurorëzohej kampione bote, mbrojtësi i krahut të majtë nuk hezitoi të përgjigjej.

“Nëse Spanja fiton Kupën e Botës, do t’i bëj tatuazh fytyrën e trajnerit Luis de la Fuentes”, tha Cucurella, duke shkaktuar të qeshura të shumta në sallë.