Ballina Aktualitet Nga përgjimet e grupit të vëllezërve Koçeku tek sekuestrimi i 128 mln...

Nga përgjimet e grupit të vëllezërve Koçeku tek sekuestrimi i 128 mln €/ Si nisën hetimet për ‘Zvërnecin’

92
0

SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Paratë e këtij grupi pastroheshin nga biznesmenë, mes tyre dhe Artur Shehu, i cili posedon një pjesë dërrmuese të pronës në Zvërnec.

Me vendim të gjykatës të datës 10 qershor, janë ekzekutuar sekuestrimet e mbi 128 milionë eurove gjithsej në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec.

Burime për mediat bëjnë me dije se kanë qenë pikërisht përgjimet që SPAK ka zbuluar nga bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal të dy vëllezërve Koçeku, që kanë çuar edhe në nisjen e hetimit për çështjen e Zvërnecit.

Paratë e sekuestruara në tre llogari:

Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj , person fizik, si më poshtë vijon:

i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe “Albanian Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
85

ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.