Ballina Bota Skena apokaliptike në Illinois, tornadoja shkatërruese merr para gjithçka

Skena apokaliptike në Illinois, tornadoja shkatërruese merr para gjithçka

51
0

Skena që të kujtojnë një katastrofë filmike u zhvilluan në shtetin amerikan të Illinois, kur një tornado përfshiu një zonë rurale të Qarkut Livingston, duke lënë pas dëme të shumta dhe imazhe mahnitëse.

Fenomeni u kap në video të enjten, më 11 qershor, me vorbullën e madhe që mbulonte pothuajse të gjithë horizontin ndërsa lëvizte kërcënueshëm drejt qytetit të Streetor.

Imazhet kapin intensitetin e fenomenit ekstrem të motit, i cili u shoqërua me stuhi të forta që goditën zonën e madhe të Çikagos për orë të tëra.

Sipas mediave lokale, tornadot dëmtuan ndërtesa dhe infrastrukturë, ndërsa dhjetëra pemë u shkulën dhe ranë në rrugë, duke ndërprerë trafikun për disa orë. Shkalla e shkatërrimit të lënë pas nga moti i keq u zbulua me dritën e parë të ditës.

Një burrë u shpëtua nga rrënojat e shtëpisë së tij, e cila u shemb për shkak të erërave të forta. Deri më tani nuk janë raportuar lëndime të tjera serioze, pavarësisht ashpërsisë së fenomenit.